Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-ja njeh kritikat për zgjedhjet në Kazakistan


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pranuar vlerësimet e vëzhguesve të jashtëm se zgjedhjet parlamentare në Kazakistan nuk i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare.

Deklarata e shkruar nga Departamenti amerikan i shtetit erdhi pasi OSBE-ja tha se zgjedhjet e 15 janarit nuk i kanë përmbushur parimet themelore për zgjedhje demokratike dhe se partive opozitare iu është ndaluar kandidimi.

Deklarata amerikane kërkon nga qeveria e Kazakistanit që të përmirësojë transparencën e zgjedhjeve dhe të vazhdojë me forëcimin e kushteve të nevojshme për pluralizëm të nevojshëm politik.

Ndërkohë, autoritetet kazake të zgjedhjeve thanë se tri parti kanë fituar hyrjen në parlamentin e ri – Partia Nur Otan e liderit Nursulltan Nazarbaev, që fitoi më shumë se 80 përqind të votave, pastaj partia e Ak Zhol dhe partia komuniste, që secila prej tyre fituan nga 7 përqind të votave.
XS
SM
MD
LG