Ndërlidhjet

NATO diskuton për Kosovën


Komiteti ushtarak i NATO-s, i cili përbëhet nga përfaqësues të lartë ushtarakë të vendeve anëtare të Aleancës dhe Partneritetit për Paqe, do të takohet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar situatën në Kosovë dhe Afganistan.

Në takim do të marrin pjesë krerët e shtabeve të përgjithshme të 67 vendeve, ndërsa në sesionin për Kosovën pjesëmarrësve do t'iu drejtohet komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs, dhe shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.

Në mbledhjen dyditore do të organizohet edhe takimi NATO-Rusi, ku do të diskutohet bashkëpunimi në aktivitetet e përbashkëta në vitin 2012.

Takimi i NATO-s vjen pak ditë pas aksionit të 14 janarit, kur Lëvizja Vetëvendosje tentoi të bllokonte hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, por u pengua nga Policia e Kosovës.

Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës e topa uji për shpërndarjen e protestuesve.
XS
SM
MD
LG