Ndërlidhjet

Pritet vendimi në gjyqin për vrasjen e Hrant Dink


Një gjykatë në Stamboll pritet që sot të japë një vendim në gjyqin e 18 bashkëpunëtorëve të dyshuar në vrasjen e Hrant Dink në vitin 2007, një gazetari të shquar turk me prejardhje armene.

Dink ishte vrarë jashtë zyrave të gazetës dygjuhësore turko-armene "Agos", ku ai ishte redaktor.

Ai ishte dënuar dy vite më parë për shkrimet e tij lidhur me vrasjen e armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Armenia thotë se vrasjet ishin gjenocid, ndërsa Turqia mohon një gjë të tillë.

Një 17 vjeçar u shpall fajtor për vrasjen e Dink dhe u dënua me gati 23 vjet burg, por rasti ka nxitur kritika në vend dhe jashtë vendit.

Në një deklaratë gjatë kësaj jave, organizata Amnesty International tha se autoritetet turke kanë dështuar në adresimin e përfshirjes së zyrtarëve të dyshuar të shtetit në vrasjen e Dinkut.

Mijëra intelektualë, politikanë dhe aktivistë të të drejtave kanë marshuar sot para gjykatës, duke bërë thirrje për ndëshkim të zyrtarëve shtetërorë, të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa vrasjes.
XS
SM
MD
LG