Ndërlidhjet

Partia në pushtet e Kazakistanit fitoi shumicën e votave në zgjedhje


Partia në pushtet e Kazakistanit, e presidentit Nursulltan Nazarbaev fitoi shumicën e votave në zgjedhjet paralamentare të së dielës, bazuar në rezultatet e lëshuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas këtij Komisioni, partia Nur Otan fitoi 83 ulëse, pasi doli fituese në zgjedhje me 81 përqind të votave.

Shtëpia e ulët e parlamentit ka gjithsej 107 ulëse. Dy partitë pro-qeveritare gjithashtu fituan ulëse në parlament, pasi arritën të fitonin minimumin e 7 përqindëshit të pragut zgjedhor.

Ndërkohë, vëzhguesit e OSBE-së thanë se zgjedhjet dështuan t’i përmbushnin standardet themelore demokratike.
XS
SM
MD
LG