Ndërlidhjet

Gjykatësi Garzon paraqitet para Gjykatës Supreme Spanjolle


Një gjykatës i shquar spanjoll, i njohur për hetimet e tij për të drejtat e njeriut, është paraqitur sot para Gjykatës Supreme në Madrid.

Baltasar Garzon u bë i famshëm ndërkombëtarisht kur lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për ish-diktatorin e Kilit, Augusto Pinoshetin, lidhur me supozimet për vrasjet dhe torturat e shtetasve spanjollë.

Në gjyqin që filloi sot, ai akuzohet për tejkalim të juridiksionit, duke urdhëruar përgjimin e bisedave në mes të dyshuarve dhe avokatëve të tyre, në vitin 2009.

Nëse dënohet, 56 vjeçari Garzon mund të pezullohet nga profesioni i tij prej 17 vjetësh.

Përkrahësit e tij dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se Garzoni është viktimë e një gjuetie shtrigash, sepse ai po bënte përpjekje për të hulumtuar për abuzim të të drejtave të njeriut gjatë periudhës 1939-1975 të diktatorit, Francisko Franko.

Javën e ardhshme, Garzon do të ballafaqohet edhe me një gjyq tjetër për sjellje jo-profesionale për hetimin e një mizorie gjatë luftës civile spanjolle, që ishte mbuluar nga një amnisti.
XS
SM
MD
LG