Ndërlidhjet

logo-print

Liderët e Turqisë marrin pjesë në funeralin e Denktash


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, kryeministri Rexhep Taip Erdogan si dhe liderë të tjerë ia bashkuan sot mijëra banorëve të pjesës veriore të Qipros së ndarë, për ta marrë pjesë në funeralin e ish-liderit turko-qipriot, Rauf Denktash.

Denktash ndërroi jetë më 13 janar, në moshën 87 vjeçare.

Qipro ishte ndarë në vitin 1974. Një numër përpjekjesh, të përkrahura nga OKB-ja, për ta ri-bashkuar ishullin gjatë kohës sa Denktash ishte president, rezultuan me dështime.

Qipro iu bashkua BE-së në vitin 2004, por vetëm pjesa greke, e njohur ndërkombëtarisht, përfiton të mirat e anëtarësisë.
XS
SM
MD
LG