Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Athinë


Protestat dhe grevat kundër masave shtrënguese të Greqisë e kanë goditur sot sërish kryeqytetin grek, Athinën, në një kohë kur inspektorët ndërkombëtarë të borxheve u kthyen për të vendosur nëse reformat e vendit janë mjaft të forta për të siguruar një shpëtim të rëndësishëm.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian, nga Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët po japin hua për Greqinë, në mënyrë që të parandalohet falimentimi i saj, presin që ta shtyjnë qeverinë drejt reformave më të shpejta, me kosto më të ulët.

Rreth 10.000 njerëz morën pjesë në protestat në qendër të Athinës, lidhur me shkurtimet e mundshme në sektorin privat.

Grevat kundër masave shtrënguese në kryeqytet ndërprenë transportin publik dhe shërbimet e tjera.

Sindikata e gazetarëve gjithashtu e ka nisur një grevë 48 orëshe.

Policia tha se një oficer i veshur thjeshtë, nga njësia e anti-terrorizmit, ishte rrahur dhe plagosur rëndë nga një grup prej rreth 30 protestuesish, të cilët e morën pistoletën e tij. Përndryshe, protesta vlerësohet të ketë qenë paqësore.
XS
SM
MD
LG