Ndërlidhjet

BE-ja nisë veprime ligjore kundër Hungarisë


Komisioni Evropian ka lajmëruar sot se do të nisë veprime ligjore kundër kushtetutës së re të Hungarisë, e cila i shkelë ligjet e Bashkimit Evropian, lidhur me pavarësinë e bankës qendrore komëbtare, agjencisë për mbrojtjen e të dhënave, si dhe lidhur me shkurtimin e moshës së pensionimit të gjykatësve.

Presidenti i ekzekutivit të Bashkimit Evropian, Hose Manuel Barroso tha sot se: “Ne kemi shpresuar që Hungaria do t’i bënte ndryshimet e nevojshme. Deri më tani, nuk ka ndodhur kështu”, ka thënë ai.

Në një procedurë të quajtur si ‘procedura e shkeljes’, Komisioni zyrtarisht ka kërkuar ndryshime në ligjet përkatëse kombëtare.

Nëse këto kërkesa injorohen, atëherë ky vend mund të dërgohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është kritikuar jashtë mase së fundmi nga Parlamenti Evropian dhe nga organizatat e shoqërisë civile, që frikësohen se ai mund ta shtyjë vendin përsëri në autoritarizëm.
XS
SM
MD
LG