Ndërlidhjet

SEEMO: Dënohet dhuna ndaj fotoreporterit në Kosovë


Organizata për Media e Evropës Juglindore (SEEMO), me seli në Vjenë, e ka dënuar dhunën e supozuar të policisë kundër fotoreporterit nga Kosova, Vedat Xhymshiti.

Më 14 janar, fotoreporteri Xhymshiti po i ndiqte përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë së Kosovës afër vendkalimit kufitar në Merdarë, kur ai ishte goditur nga policët, njoftoi SEEMO, dhe shtoi se ai e kishte humbur vetëdijen, por nuk ishte dërguar në spital.

Sipas kësaj organizate, sulmi ishte filmuar.

“I ftoj autoritetet e policisë që të zhvillojnë hetime dhe t’i sanksionojnë ata që e sulmuan Xhymshitin”, tha Oliver Vujoviq, sekretar i përgjithshëm i SEEMO-s, dhe shtoi se “ishte e qartë se ai ishte gazetar dhe se rrahja e gazetarit është sulm direkt kundër lirisë së shtypit”.
XS
SM
MD
LG