Ndërlidhjet

Itali: Janë gjetur edhe pesë trupa të pajetë në mbetjet e anijes


Ekipet e shpëtimit sot i kanë gjetur edhe pesë trupa të pajetë në anijen e fundosur në bregdetin e Italisë.

Nga aksidenti i anijes italiane, Costa Concordia, është konfirmuar vdekja e 11 personave, ndërsa 24 vetë ende konsiderohen të zhdukur, përfshirë edhe disa turistë gjermanë.

Anija u fundos pasi i goditi shkëmbinjtë, ditën e premte. Në anije ishin 4200 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Deri tash nuk është vërejtur rrjedhja e karburantit, pasi ka shqetësime në rritje për një katastrofë ekologjike, nëse karburanti i anijes fillon të rrjedhë.

Pronari i anijes e ka fajësuar gabimin e kapitenit në navigacion për shkatërrimin e anijes.

Kapiteni Françesko Sçetino është arrestuar me akuzë për vrasje, por ai e ka hedhur poshtë këtë akuzë.
XS
SM
MD
LG