Ndërlidhjet

Turqi: Reagim i ashpër ndaj akuzave “terroriste” të Rik Perit


Qeveria e Turqisë sot është shprehur e tmerruar me komentet e kandidatit presidencial republikan në Shtetet e Bashkuara, Rik Peri, i cili ka sugjeruar se Turqia është e udhëhequr nga terroristët islamikë dhe e ka vënë në dyshim anëtarësinë e saj në NATO.

Në komentet e tij gjatë një debati të kandidatëve republikan për nominim presidencial në Karolinën Jugore, në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Teksasit, Rik Peri, pos tjerash, tha:

“Kur ju e keni një vend, që sundohet nga ajo që shumë mund ta perceptojnë se janë terroristë islamikë, atëherë ju filloni të shihni atë lloj të aktivitetit kundër shtetasve tuaj, dhe pastaj po, jo vetëm që është koha për ne të kemi bisedë për atë se nëse ata i takojnë NATO-s, por është koha për Shtetet e Bashkuara, kur ne shohim në ndihmën e jashtme të tyre të shkojmë te zeroja me të”, tha Rik Peri.

Minsitria e jashtme e Turqisë, në një kumtesë, tha se komentet e Perit ishin “të pabaza dhe jopërkatëse” dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kohë të humbin me kandidatët “që bile nuk i njohin aleatët e tyre”.

Prej vitit 2002, Turqia udhëhiqet nga qeveria, e cila ka rrënjë islamiste.
XS
SM
MD
LG