Ndërlidhjet

Pakistan: U vra gazetari që punonte për Zërin e Amerikës


Persona të armatosur e të paidentifikuar sot e kanë vrarë gazetarin Mukarram Kan Atif, afër qytetit verior pakistanez, Peshavar.

Ky gazetar punonte për Zërin e Amerikës dhe për media lokale në këtë rajon.

Përgjegjësinë për këtë vrasje e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre, Insunallah Ihsan tha se militantët ia kishin tërhequr vërejtjen “disa herë” gazetarit Mukarram Kan, për ta ndalur raportimin kundër talibanëve.

Spozhmai Maivandi nga Zëri i Amerikës, tha se “shumica e bashkëpunëtorëve tanë janë të kërcënuar nga ekstremistët. Unë jam i frikësuar për të tjerët dhe poashtu për familjet e atyre që gjenden në Uashington”.

Sipas grupit Reporterët Pa Kufij, Pakistani ishte vendi më vdekjeprurës për media në vitin 2011, pasi gjatë këtij viti ishin vrarë së paku tetë gazetarë në lidhje me punën e tyre.
XS
SM
MD
LG