Ndërlidhjet

Kapiteni i anijes italiane në arrest shtëpiak


Kapiteni i anijes së fundosur italiane është liruar nga burgu, por ndodhet në arrest shtëpiak.

Kapiteni Françesko Shetino është nën hetime nga autoritetet për vrasje të njerëzve dhe braktisje të anijes.

Të paktën 11 njerëz raportohet se kanë vdekur, ndërsa më shumë se 20 të tjerë ende konsiderohen të humbur, që nga fillimi i fundosjes së anijes më 13 janar, në afërsi të ishullit Gjilio, në rajonin e Toskanës në Itali.

Avokati i Shetinos tha se kapiteni e mohon që e ka braktisur anijen, e cila po bartte më shumë se 4200 udhëtarë dhe ekuipazh.

Ndërkohë, mediat italiane kanë transmetuar incizime, në të cilat roja bregdetare italiane vazhdimisht e urdhëron kapitenin që ta lejë një varkë shpëtimi dhe të kthehet në anijen e tij, pas fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG