Ndërlidhjet

Banka Botërore shkurton parashikimet e rritjes globale


Banka Botërore parashikon një ngadalësim të ekonomisë globale, për shkak të recesionit në Evropë dhe rritjes së dobët në vendet në zhvillim.

Në raportin vjetor të vitit 2012, banka thotë se: “Evropa duket se ka hyrë në recesion”, dhe se rritja në disa vende të mëdha në zhvillim është ngadalësuar, si në rastin e Brazilit dhe Indisë, ndërsa në një masë më të vogël në Rusi, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

Si rezultat i kësaj, banka thotë se ka shkurtuar ndjeshëm parashikimet e saj për rritje, qoftë në vendet e zhvilluara, qoftë në ato të varfëra.

Banka parashikon se ekonomia globale do të zgjerohet 2.5 përqind këtë vit dhe 3.1 përqind në vitin 2013.

Raporti thotë se ekonomitë e vendeve në zhvillim do të vazhdojnë të rriten më shpejt sesa ekonomitë e vendeve më të zhvilluara e të pasura. Por banka i ka ulur parashikimet e saj për rritje në këto vende për 5.4 përqind në vitin 2012, dhe 6 përqind në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG