Ndërlidhjet

Viktor Orban e mbron qeverinë e tij para Parlamentit Evropian


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban pritet që të udhëtojë sot për në qytetin francez të Strasburgut, për t’i mbrojtur politikat e qeverisë së tij, gjatë debatit të Parlamentit Evropian.

Qeveria konservative e Orbanit ndodhet nën presione të mëdha nga BE-ja, lidhur me miratimin e ligjeve të fundit, të cilat, sipas kritikëve, padrejtësisht koncentrojnë pushtetin në duart e qeverisë.

Dje Komisioni Evropian lëshoi ‘procedura të shkeljes’ kundër Hungarisë, lidhur me legjislacionin që ndikon në pavarësinë e bankës qendrore, që ka nxitur këtë muaj protesta të mijëra qytetarëve nëpër gjithë Hungarinë.

Ndërkohë, BE-ja dhe FMN-ja i kanë anuluar bisedimet me Hungarinë për ndihmë financiare.
XS
SM
MD
LG