Ndërlidhjet

Raporti amerikan: Sulmuesi afgan nuk kishte lidhje me talibanët


Hetuesit e ushtrisë amerikane thonë se nuk kanë gjetur dëshmi se një oficer afgan, që vrau tetë anëtarë të shërbimit të Shteteve të Bashkuara dhe dy afganë, ka lidhje me talibanët.

Sipas një raporti të ushtrisë amerikane, për incidentin që ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, më 27 prill të vitit të kaluar, thuhet se Ahmed Gul, një kolonel i ushtrisë afgane, duket se ka vepruar vetëm.

Në raport thuhet se hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë lidhje të caktuar ndërmjet Gul dhe kryengritësve.

Raporti gjithashtu tregon se sulmi ishte i paramenduar dhe se Gul kishte probleme personale, përfshirë edhe supozimet rreth problemeve të mundshme financiare.

Pasi vrau oficerët amerikanë dhe viktimat e tjera, Gul e kishte përdorur armën e tij për ta vrarë edhe veten.

Ky raport ishte i gatshëm më 4 shtator të vitit të kaluar, por nuk është publikuar deri dje.
XS
SM
MD
LG