Ndërlidhjet

Rusia e paralajmëron Perëndimin kundër ndërhyrjes në Siri


Ministri i jashtëm rus e ka paralajmëruar Perëndimin kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri dhe ka bërë thirrje për shkurtim të furnizimit me armë për opoizitën siriane.

Sergei Lavrov tha sot se Rusia nuk e konsideron të nevojshme ofrimin e një shpjegimi lidhur me dyshimet se një anije ruse ka shpërndarë municion për Sirinë, pavarësisht një embargoje të armëve të Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për shtyp, Lavrov tha sot se Rusia po vepron në përputhje dhe respektim të ligjit ndërkombëtar dhe se nuk do të udhëhiqet nga sanksionet e njëanshme, të vendosura nga vendet e tjera.
XS
SM
MD
LG