Ndërlidhjet

Etiopi: Janë rrëmbyer katër njerëz, dy prej të cilëve turistë


Etiopia thotë se katër njerëz, përfshirë dy turistë të huaj, janë rrëmbyer në një sulm në veri të vendit, nga i cili mbetën të vrarë edhe pesë evropianë të tjerë.

Kombësia e të huajve ende nuk është bërë e ditur.

Një zëdhënës i qeverisë, Bereket Simon tha se sulmi në rajonin Afar është bërë nga grupe terroriste të trajnuara dhe të armatosura nga qeveria e Eritresë.

Nga ana tjetër, Eritrea i ka mohuar këto akuza. Ky shtet e fitoi pavarësinë nga Etiopia në vitin 1993, por këto dy vende fqinje shumë shpejt u përfshinë në mosmarrëveshje kufitare.
XS
SM
MD
LG