Ndërlidhjet

Moska kërcënon për injorim të rregullave të OBT-së


Ministri i jashtëm rus ka thënë se Rusia nuk do t’u përmbahet rregullave të Organizatës Botërore të Tregëtisë në tregëtinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse Uashingtoni nuk e heq një ligj për tregëtinë, që daton që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Sergei Lavrov tha sot se Moskës po i rritet padurimi me premtimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shfuqizimin e ligjit të vitit 1974, i cili ia mohon Rusisë statusin normal për marrëdhënie tregtare.

“Kur të përfundojë ndryshimi i ratifikimit të dokumenteve rreth pranimit tonë në OBT, në qoftë se ligji Jackson-Vannik është ende në fuqi, atëherë marrëveshjet e arritura brenda kornizës së punës së Organizatës Botërore të Tregëtisë nuk do të aplikohen në tregtinë tonë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG