Ndërlidhjet

Irani thotë se negociatat me fuqitë e mëdha janë në udhë të duhur


Ministri i jashtëm i Iranit thotë se negociatat ndërmjet forcave të mëdha botërore dhe Iranit, lidhur me programin bërthamor të Teheranit, janë në drejtim të duhur dhe se vendi më i përshtatshëm mund të konsiderohet Stambolli.

Sido që të jetë, Ali Akbar Salehi, duke folur gjatë një vizite në Stamboll, tha se ende nuk është caktuar ndonjë datë.

Raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Britania, Franca, Rusia, Gjermania dhe SHBA-ja) që u mbajt para një viti në Stamboll, përfundoi pa sukses.
XS
SM
MD
LG