Ndërlidhjet

logo-print

Malmstrom nesër në Kosovë


Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, përmes një komunikate për media njofton se komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom do të qëndrojë në Prishtinë më 19 dhe 20 janar.

Qëllimi i vizitës së saj është shënimi i nisjes së dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave.

Malmstrom do të takohet nesër me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe me anëtarët e kabinetit të tij.

Gjatë vizitës në Kosovë, ajo gjithashtu ka planifikuar të takohet edhe me shefin e EULEX-it, Ksavier Bu de Marnak.

Ndërsa të premten, para largimit të saj nga Kosova, Malmstrom do ta realizojë një vizitë në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
XS
SM
MD
LG