Ndërlidhjet

Kazakistani kërcënon vëzhguesit e huaj pas kritikave për zgjedhjet


Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev ka kërcënuar sot se do t’i ndalojë në zgjedhjet e ardhshme vëzhguesit perëndimorë, pasi këta të fundit kritikuan zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Vëzhguesit perëndimorë, të udhëhequr nga OSBE-ja, thanë se zgjedhjet, në të cilat fituese doli partia e Narzarbaevit, Nur Otan, nuk i kanë përmbushur parimet themelore të zgjedhjeve demokratike.

Ndërkohë, Nazarbaevi tha se do t’i shyrtojë me vëmendje vëzhguesit që i fton në të ardhmen, duke shtuar se më nuk do të ftohen ekspertë të paguar në Kazakistan.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve dëshmojnë se të gjitha programet e qeverisjes janë të drejta, sikurse edhe qëllimet e partisë.
XS
SM
MD
LG