Ndërlidhjet

Hetohen ushtarët britanikë të dyshuar për abuzim seksual


Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se në media janë lëshuar disa pohime lidhur me një hetim për dy ushtarë britanikë, që dyshohet se kanë abuzuar me dy fëmijë në Afganistan.

Një zëdhënës i Ministrisë tha përmes një deklarate se policia ushtarake do të hetojë lidhur më këto supozime, të cilat po merren shumë seriozisht.

Gazeta “The Sun” tha se dy ushtarë britanikë ndodhen në paraburgim, lidhur me akuzat se ata seksualisht kanë abuzuar me një djalë dhe një vajzë afgane, që të dy të moshës rreth 10 vjeç dhe se e kanë filmuar incidentin.

Zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai tha përmes një deklarate se qeveria afgane është jashtëzakonisht e lodhur nga rritja e incidenteve të fundit, të natyrës së pamoralshme, në mesin e ushtarëve të huaj dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm.
XS
SM
MD
LG