Ndërlidhjet

Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave të QKUK-së


Është anuluar sot konkursi për drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Një vendim i tillë është marrë me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani.

Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministri të Shëndetësisë, Gani Shabani ka vendosur sot për anulimin e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të instituteve.

Raportohet se konkursi është anuluar për shkak të mospërfilljes së nenit 23.5 të Statutit të QKUK-së dhe mosrespektimit në përpikëri të dispozitave ligjore në fuqi.
XS
SM
MD
LG