Ndërlidhjet

logo-print

Të famshmit e Rusisë do t’i luftojnë mashtrimet në zgjedhje


Një grup i personave të famshëm në Rusi e ka krijuar një Ligë të Votuesve, për t’i luftuar mashtrimet e mundshme në zgjedhjet presidenciale ruse, që do të mbahen në mars.

Grupi i krijuar nga 16 figura kulturore, përfshirë autorin e njohur, Boris Akunin, shpreson që ta përforcojë monitorimin për të siguruar një votim të drejtë dhe për të parandaluar një përsëritje të zgjedhjeve të kontestuara parlamentare të dhjetorit.

Themelimi i grupit, që fton edhe vëzhgues të pavarur të zgjedhjeve, formalisht ka mbajtur sot një konferencë për shtyp.

Mijëra rusë patën protestuar muajin e kaluar lidhur me mashtrimet e supozuara në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit në Rusi, në të cilat partia në pushtet e Vlladimir Putinit fitoi shumicën e ulëseve në shtëpinë e ulët të parlamentit.
XS
SM
MD
LG