Ndërlidhjet

Shulcit i kërkohet të vizitojë Timoshenkon


Deputetët e Parlamentit Evropian, të cilët po luftojnë për lirimin e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kanë dënuar sërish kushtet e burgut në të cilin ajo ndodhet.

Ata njëherësh kanë kërkuar nga kryetari i sapozgjedhur i PE-së, Martin Shulc, të vizitojë Timoshenkon, në udhëtimin e parë zyrtar.

Timoshenko është dënuar në tetor me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të, siç është thënë, “shpërdorimit me detyrën zyrtare”.

Më 30 dhjetor është transferuar në një burg në lindje të Ukrainës dhe tash ndodhet në qelinë e vëzhguar nga kamerat 24 orë.

Dënimin e saj e kanë kritikuar përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimi Evropian, duke thënë se ai ka të bëjë me qëllime politike.

Ata po ashtu kanë kërkuar lirimin e Timoshenkos, në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Ukrainës, në tetor të 2012-ës.
XS
SM
MD
LG