Ndërlidhjet

logo-print

Sulme në Afganistan, 13 të vrarë


Burimet zyrtare thonë se 13 persona, përfshirë një zyrtar të inteligjencës lokale, kanë humbur jetën nga sulmet në Afganistanin jugor.

Zëdhënësi i provincës Helmand, Daud Ahmadi, tha se shpërthimi vetëvrasës kishte në shënjestër automjetin e policisë, ndërsa u mori jetën shtatë zyrtarëve policorë në qarkun Kajaki.

Sipas të njëjtit burim, në sulmin e dytë, që zuri vend në qarkun Nad Ali, humbën jetën një zyrtar i inteligjencës, dy truproje dhe një civil.

Për sulmin e fundit, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.
XS
SM
MD
LG