Ndërlidhjet

Orban "qetëson" BE-në


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka thënë Parlamentit të Bashkimit Evropian se shqetësimet kryesore të BE-së në lidhje me të drejtat demokratike në vendin e tij, mund të zgjidhen lehtë.

Qeveria e Orbanit ka nxitur kritika të ashpra ndërkombëtare, pasi ka miratuar një sërë ligjesh dhe amendamentesh kushtetuese, të cilat, siç thuhet, e përqendrojnë pushtetin vetëm në duart e tij.

Orban u ka thënë ligjvënësve në Strasburg se “adresimi i shqetësimeve nuk do të paraqiste problem”.

Komisioni i BE-së ka thënë të martën se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të nisur procedurat ligjore kundër Hungarisë në tri fusha – në gjyqësor, në bankën qendrore dhe në zyrën e mbrojtjes së të dhënave – ku edhe i sheh të kërcënuara të drejtat demokratike.

Orban ka thënë se Hungaria po kalon përmes një “procesi të shkëlqyeshëm të rimëkëmbjes ekonomike, pasi ka qenë në prag të kolapsit dy vjet më parë”.
XS
SM
MD
LG