Ndërlidhjet

logo-print

Kuper viziton Serbinë


Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, pritet të arrijë javën e ardhshme në Beograd, ka thënë për mediat serbe kryenegociatori i Serbisë, Borisllav Stefanoviq.

Sipas tij, Kuper do të bisedojë me përfaqësuesit serbë rreth “përfaqësimit rajonal të Prishtinës”.

Dy palët, sipas Stefanoviqit, nuk janë afër zgjidhjes përfundimtare për përfaqësim rajonal, çfarë është edhe kusht për Serbinë për të fituar statusin e kandidatit evropian, në muajin mars.

Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në raunde të caktuara në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Kuper.
XS
SM
MD
LG