Ndërlidhjet

Rusia nuk jep shpjegime për dërgesat e armëve


Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Moska nuk do të japë asnjë shpjegim për dërgesat e dyshuara të armëve në Siri.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të dyshimeve të Shteteve të Bashkuara, se Rusia ka dërguar armë në shtetin sirian.

“Nuk mendoj se është e nevojshme të shpjegohemi ose justifikohemi, sepse nuk po shkelim ndonjë marrëveshje ndërkombëtare apo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne vetëm po tregtojmë artikuj me Sirinë, çfarë nuk është e ndaluar”, ka thënë Lavrov në konferencën e tij vjetore.

Anija ruse, e cila sipas zyrtarëve qipriotë transportonte plumba, ka arritur javën e kaluar në Siri. Ajo ishte nisur nga Shën Petersburgu dhe ishte ndaluar për disa kohë nga Qiproja.

Lavrov po ashtu tha se Rusia, së bashku me Kinën – një tjetër anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje – do të qëndrojnë të vendosura kundër ndërhyrjes së jashtme në Siri.

Rusia ka qenë mbështetëse e fortë e presidentit sirian, Bashar al-Asad, gjatë 10 muajve trazira kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG