Ndërlidhjet

Turk propozon mandatarin e ri për kryeministër


Presidenti slloven, Danillo Turk, ka emëruar Mark Volçin për mandatar të Qeverisë së ardhshme të Sllovenisë.

Volç, i cili është një ekspert financiar, ka shprehur gatishmërinë për kandidaturën, nëse palët arrijnë konsensusin në lidhje me të.

Ai, para disa viteve, ishte drejtor gjeneral i Bankës së Re të Lubjanës.

Parlamenti slloven nuk e ka miratuar propozimin paraprak për kryeministër që ishte Zoran Jankoviq. Partia e tij kishte fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit, por nuk kishte arritur shumicën absolute.
XS
SM
MD
LG