Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez u ballafaqua me Gjykatën


Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani është paraqitur para Gjykatës Supreme në Islamabad, për t’u ballafaquar me akuzat për injorim të procedurave gjyqësore, gjë që mund të çojë në heqjen e tij nga detyra.

Raportet thonë se Gilani u paraqit sot në Gjykatë, i rrethuar nga forca të mëdha të sigurisë dhe trupave paramilitare.

Gjykata më e lartë e Pakistanit e ka thirrur Gilanin që të shpjegojë refuzimin e tij për të kërkuar ri-hapjen e rasteve të korrupsionit të Zvicrës, kundër presidentit Asif Ali Zardari.

Në qoftë se gjykata e gjen Gilanin përgjegjës, ai mund të skualifikohet nga pozita e të qenit i pari i qeverisë civile.
XS
SM
MD
LG