Ndërlidhjet

Kinezi akuzohet për vjedhje të programit kompjuterik bankar


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një qytetar kinez është arrestuar nën akuzat se ka vjedhur kode të programeve kompjuterike në vlerë prej rreth 10 milionë dollarësh nga rezervat federale të Bankës së Nju Jorkut, që është pjesë e sistemit bankar qendror të SHBA-ve.

Autoritetet thanë se Bo Zhang, 32 vjeçar, i cili punonte me kontratë si programer kompjuterësh në bankë, akuzohet për kopjim ilegal të një pjese kompjuterike.

Sipas autoriteteve, programi i vjedhur, që është pronë e Departamentit amerikan të Thesarit, ka kushtuar rreth 10 milionë dollarë për t’u krijuar e zhvilluar.

Zhang, i cili u arrestua dje, është liruar pas pagimit prej 200 mijë dollarësh të lirimit me kusht.

Një avokat i tij e ka konfirmuar se Zhang është qytetar kinez.
XS
SM
MD
LG