Ndërlidhjet

logo-print

Malmstrom viziton Kosovën


Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, përmes një komunikate për media njofton se komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom do të qëndrojë në Prishtinë sot dhe nesër (19 dhe 20 janar).

Qëllimi i vizitës së saj është shënimi i nisjes së dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave.

Malmstrom do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe me anëtarët e kabinetit të tij.

Gjatë vizitës në Kosovë, ajo gjithashtu ka planifikuar të takohet edhe me shefin e EULEX-it, Ksavier Bu de Marnak.

Ndërsa nesër, para largimit të saj nga Kosova, Malmstrom do ta realizojë një vizitë në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
XS
SM
MD
LG