Ndërlidhjet

logo-print

Kodak kërkon mbrojtje nga falimentimi


Korporata e njohur amerikane e fotografisë dhe e filmit, Eastman Kodak, ka bërë kërkesë për mbrojtje nga falimentimi.

Firma e famshme, që funksionon që 131 vjetë, që ishte pionere e popullarizimit të fotografisë, është duke u ballafaquar me vështirësi në mbajtjen e ritmit me teknologjinë digjitale dhe me konkurrentët e huaj.

Në kohët e fundit, për vite të tëra kjo kompani ka pasur performansë jo fort të kënaqshme, gjë që ka ndikuar në largimin e 47 mijë punëtorëve dhe mbylljen e 13 lokacioneve të prodhimit, që nga viti 2003.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, kompania tha se kishte marrë një kredi 18 mujore prej 950 milionë dollarëve nga Citigroup, për t’i ndihmuar kompanisë në ri-organizim.

Degët jashtë SHBA-ve nuk janë përfshirë në kërkesën e sotme për mbrojtje nga falimentimi.
XS
SM
MD
LG