Ndërlidhjet

Paneta: SHBA-ja e përgatitur ndaj çdo sfide iraniane në Gji


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po ndërmerr hapa të veçantë për t’u përgatitur për një krizë të mundshme me Iranin në Gjirin Persik.

Duke folur dje në Pentagon, Paneta tha se ushtria amerikane veçse është plotësisht e gatshme që të merret me çfarëdo përpjekje të Iranit për ta mbyllur Ngushticën e Hormuzit, e cila përdoret për të transportuar pothuajse një të tretën e eksportit botëror të naftës.

Irani e ka ngritur mundësinë e mbylljes së Ngushticës, në një kohë kur tensionet janë në rritje lidhur me sanksionet e forta kundër Republikës Islamike, të vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, rreth programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG