Ndërlidhjet

logo-print

Irani: Rajoni të mos vendoset në pozita të rrezikshme


Ministri i jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi tha sot se Teherani kurrë nuk ka provuar që ta bllokojë Ngushticën e Hormuzit, por i ka paralajmëruar fqinjtë e tij kundër pozitave të rrezikshme rreth kësaj çështjeje.

“Ne duam paqe dhe qetësi në rajon, por disa vende në rajonin tonë duan që t’i drejtojnë disa vende 20 mijë kilometra larg nga ky rajon. E përsëris se Irani asnjëherë nuk është përpjekur që ta pengojë këtë rrugë të rëndësishme”, tha Salehi për një televizion turk, gjatë vizitës së tij në Stamboll.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve në rajon që të mos e lejojnë veten e tyre që të tërhiqen në pozita të rrezikshme”, ka thënë Salehi, duke shtuar se SHBA-ja duket të shprehet se është e hapur për negociata me Teheranin, pa kushte.
XS
SM
MD
LG