Ndërlidhjet

Tërhiqen disa përkrahës të projektligjeve për piraterinë


Pas protestës së “errët” nga qindra faqe të internetit, disa përkrahës e kanë tërhequr mbështetjen e tyre për një legjislacion në shqyrtim në Kongresin amerikan, që kritikët thonë se mund të përdoret për censurim.

Faqja e njohur e internetit, Wikipedia, gjatë ditës së djeshme e mbylli versionin në gjuhën angleze të faqes së saj për 24 orë, duke marrë përkrahjen për këtë veprim edhe nga faqe të tjera të internetit, që gjithashtu u mbyllën gjatë ditës së djeshme, për të protestuar kundër këtij legjislacioni, të quajtur projektligji “Ndaloni Piraterinë Online” në Shtëpinë e Përfaqësueseve dhe projektligji “Mbroni Pronat Intelektuale” në Senatin Amerikan.

Pas protestës së djeshme, disa ligjbërës, përfshirë edhe dy nga sponsoruesit e projektligjeve, e kanë tërhejkur përkrahjen e tyre. Edhe nëse Kongesi vendosë për miratimin e projektligjeve në fjalë, presidenti Obama mund t’u vejë veton.
XS
SM
MD
LG