Ndërlidhjet

logo-print

Musharafit nuk i sugjerohet kthimi në Pakistan


Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, mësohet të jetë udhëzuar nga ndihmësit e tij dhe zyrtarët e partisë të shtyjë kthimin në Pakistan.

Musharaf është detyruar të japë dorëheqje dhe të braktisë Pakistanin pasi aleatët e tij kanë humbur zgjedhjet parlamentare më 2008, ndërsa qeveria e re e ka kërcënuar me gjykim.

Që atëherë, ish-kreu i Pakistanit ka jetuar në ekzil në Dubai dhe Londër.

Javën e kaluar, ai ka bërë të ditur se planifikon të kthehet në Pakistan në fund të këtij muaji, për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

Ministri i Brendshëm, Rehman Malik, ka paralajmëruar se Musharaf do të arrestohet po qe se kthehet.

Ish-presidenti përballet me disa akuza – njëra nga do ka të bëjë me, siç thuhet, dështimin për të siguruar mbrojtjen e duhur për ish-kryeministren Benazir Buto, para se të vritej në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG