Ndërlidhjet

Basketbollisti i NBA-së, ambasador i kulturës i SHBA-së


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka emëruar legjendën e basketbollit, Karem Abdul Jabar, në postin e ambasadorit të kulturës për Shtetet e Bashkuara.

Në rolin e tij të ri, ish-lojtari i NBA-së do të promovojë rëndësinë e arsimit, tolerancën sociale dhe racore, mirëkuptimin kulturor, si dhe cilësitë e mira të sportit.

Gjatë ceremonisë së emërimit në Uashington, sekretarja Klinton tha:

“Ne, nga koha në kohë, kemi kërkuar amerikanë të shquar për të marrë përgjegjësi shtesë në jetën e tyre të zënë... Dhe, ne jemi shumë të kënaqur që ju jeni dakorduar për të bërë një gjë të tillë”.

Abdul Jabar, 64 vjeç, ka shënuar 38,387 pikë në 1,560 lojë gjatë karrierës 20-vjeçare në NBA. Ai është emëruar si Lojtari më i Vlefshëm i NBA-së në vitet 1971 dhe 1985.

Abdul Jabar do të nisë misionin e tij të ri të dielën, me udhëtimin njëjavor në Brazil, ku do të takohet me të rinjtë e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG