Ndërlidhjet

Irani "ka ende kohë" të qetësohet me Perëndimin


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, tha se Irani ka ende kohë për t’iu dhënë fund konfrontimeve me SHBA-në dhe aleatët e saj, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, ka mohuar të thotë nëse Obama i ka shkruar letër lidershipit iranian, ku, siç raportohet, ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së për bisedime me Iranin.

Por, zëdhënësi amerikan ka thënë se nëse Irani do t’i lehtësojë tensionet me Perëndimin, duhet t’i përfshijë edhe SHBA-të, edhe fuqitë e tjera të mëdha në bisedimet për aktivitetin e tij atomik.

SHBA dhe vendet tjera druajnë se Teherani ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG