Ndërlidhjet

logo-print

Britania ka përdorur “shtatoren” për të spiunuar Rusinë


Ish-zyrtari britanik ka pranuar për herë të parë se Britania ka përdorur një “shtatore të falsifikuar”, të mbushur me pajisje elektronike, për të spiunuar Rusinë.

Kjo e fundit ka akuzuar diplomatët britanikë në janar të 2006-ës për përdorimin e transmetuesit të fshehur në një park të Moskës, por qeveria britanike ka refuzuar të diskutojë incidentin.

Xhonatan Pauell, shef i personelit të kryeministrit të atëhershëm britanik, Toni Bler, ka thënë për BBC-në se Rusia ka qenë në dijeni për transmetuesin e fshehur dhe e ka përdorur atë për qëllime politike.

Menjëherë pas bërjes publik të incidentit, Vladimir Putin, në atë kohë president i Rusisë, ka fuqizuar ligjin që ndalon të gjitha financimet e huaja për OJQ-të.
XS
SM
MD
LG