Ndërlidhjet

Kriza e borxheve në eurozonë prek edhe Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të qeverisë dhe ekspertë të rrethanave ekonomike japin vlerësime të kundërta sa i përket raportit të fundit të Bankës Botërore, të quajtur “Perspektiva Globale Ekonomike për vitin 2012” ku përfshihet edhe Kosova.

Sipas parashikimeve të kësaj banke, thuhet se për shkak të problemeve të borxheve në Eurozonë, në Kosovë gjatë këtij viti do të ketë rënie të bruto prodhimit vendor në 3.9 për qind, nga 6.3 për qind sa ishte në vitin e kaluar.

Ramadan Avdiu, zëvendësministër i Financave, nuk beson se në Kosovë do të ketë rënie aq të madhe të bruto prodhimit vendor, pasi sipas tij, tregu kosovar ka qasje të limituar në tregjet evropiane.

Megjithatë, Avdiu për Radion Evropa e Lirë thotë se Kosova nuk mund të mbetet e paprekur nga problemet ekonomike të Eurozonës, dhe kjo, thotë ai, do të reflektohet në rënien e remitencave dhe investimet e jashtme.

Kryesisht krizën ne do të ndjemë tek remitencat, sepse ka një shumë e konsiderueshme e mjeteve të gatshme që vijnë në formë të remitencave nga diaspora, nga bashkatdhetarët tanë si ndihme direkte që i dërgojnë familjeve”.

Kjo do të mund të ulë fuqinë blerëse në vendin tonë, por njëkohësisht mund të reflektohet tek investimet direkte në Kosovë.
Kjo do të mund të ulë fuqinë blerëse në vendin tonë, por njëkohësisht mund të reflektohet tek investimet direkte në Kosovë. Pra, janë këto dy segmente ku ne presim që kriza në eurozonë mund të afektojë Kosovën”, shprehet Avdiu.

Por, ndryshe vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike.

Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, thotë se Kosova nuk mund të shpëtojë nga kriza që ka kapluar disa vende të Evropës.

Ai thotë se rënia për mbi 3 për qind të bruto prodhimit vendor gjatë këtij viti, krahasuar më vitin paraprak, do të vështirësojë edhe më tepër standardin jetësor të qytetarëve, duke rritur në këtë mënyrë shkallën e papunësisë dhe varfërisë.

Kjo tregon se rrjedhat ekonomike në Kosovë, do të kenë një dinamikë më të ngadalshme, do të zvogëlohet prodhimi, do të vijë deri te zvogëlimi i numrit të të punësuarave, do të vijë deri tek rritja e varfërisë, zvogëlimi i standardit jetësor, inflacioni, ngritja e çmimeve”.

Kështu që do të paraqiten shumë çrregullime në jetën ekonomike dhe në jetën e popullatës kosovare. Do të thotë Kosova do të ballafaqohet më një problem shumë serioz social”, shprehet Limani.

Ai parasheh se në Kosovë do të ketë rënie të dërgesave nga diaspora dhe zvogëlim të investimeve direkte ndërkombëtare.

Edhe diasporën po edhe popullatën e Kosovës do ta tangojë, çoftë në mënyrë indirekte nëpërmes zvogëlimit të dërgesave nga punëtorët tanë në botën e jashtme”.

Edhe diasporën po edhe popullatën e Kosovës do ta tangojë, çoftë në mënyrë indirekte nëpërmes zvogëlimit të dërgesave nga punëtorët tanë në botën e jashtme.
Sipas të gjitha gjasave mund të paraqiten shumë çrregullime në sferën ekonomike në Kosovë, në çoftë se trendët ekonomike në eurozonë marrin teposhtën, pasi kanë shenja të rënies në krahasim me periudhën paraprake”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Musa Limani.

Në raportin e Bankës Botërore, thuhet se vendet në zhvillim duhet të përgatiten për rreziqe të reja, në kohën kur problemet e borxhit në eurozonë dhe rritjet e dobëta në disa ekonomi në zhvillim po zbehin perspektivat e rritjes globale

Banka ka ulur parashikimin e saj të rritjes për vitin 2012 në 5.4 për qind për vendet në zhvillim dhe në 1.4 për qind për vendet me të ardhura të mëdha, nga parashikimet e qershorit të kaluar që ishin 6.2 për qind, respektivisht 2.7 për qind.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG