Ndërlidhjet

logo-print

NATO ashpërson fjalorin me Rusinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i ka kërkuar Rusisë të ndalojë ndërtimin e bazës së saj ushtarake pranë kufijve të Aleancës, duke e quajtur veprimin e tillë “shpërdorim të burimeve financiare”.

Rusia ka paralajmëruar se planifikon të pozicionojë raketat Iskander në territorin e saj Kaliningrad, që kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë – që të dyja këto anëtare të NATO-s.

Moska ka vendosur për një hap të tillë pasi ka dështuar të pajtohet me aleancën 28-anëtarëshe në lidhje me mburojën raketore.

Rasmusen u ka thënë gazetarëve në Vilnius të Lituanisë se planet ruse janë të drejtuara kundër “një armiku artificial, një armiku që nuk ekziston”.

Ndërkaq, presidenti i Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka thënë se veprimet e tilla të Rusisë “nuk e forcojnë besimin mes NATO-s dhe Moskës”.
XS
SM
MD
LG