Ndërlidhjet

SHBA shpëton edhe një anije iraniane


Marina e SHBA-së tha se ka udhëhequr një operacion-shpëtimi për të ndihmuar ekuipazhin e anijes iraniane nga fundosja. Operacioni i tillë është i treti me radhë në dy javë.

Sipas autoriteteve amerikane, anija Al Mamsor po luftonte me përmbytjet për tre ditë me radhë. Mësohet se marina tashmë u ka ofruar ushqime anëtarëve të ekuipazhit.

Ngjarja vjen në mesin e tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ky i fundit ka kërcënuar se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit - një rrugë kjo me rëndësi jetike për trafikun e naftës botërore - në përgjigje të sanksioneve të Perëndimit.

SHBA dhe aleatët e saj kanë sanksionuar Iranin për shkak të aktiviteteve të tij bërthamore, që druhet se kanë për qëllim krijimin e armëve atomike.
XS
SM
MD
LG