Ndërlidhjet

Kosova dhe Hungaria thellojnë marrëdhëniet


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laslo Kover.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, dy zyrtarët kanë diskutuar për aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Hungarisë janë të mira dhe ato do të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët", thuhet në kumtesë.

Nga ana e tij, zyrtari hungarez, Laslo Kover, mësohet të ketë "vlerësuar lart përkushtimet e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit", duke theksuar këtu edhe mbështetjen e shtetit të Hungarisë.
XS
SM
MD
LG