Ndërlidhjet

Nis dialogu për vizat


Komisionarja për Çshtje të brendshme Sesilia Malmstrom dhe kryaministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës për shtyp në Prishtinë, 19 janar 2012.
Komisionarja për Çshtje të brendshme Sesilia Malmstrom dhe kryaministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës për shtyp në Prishtinë, 19 janar 2012.
Komisioni Evropian nisi edhe zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Nisja e dialogut u konfirmua nga komisionarja për Çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi në Prishtinë.

Pritjet e autoriteteve kosovare për një kohë të gjatë kanë qenë që Brukseli nga e enjtja t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat, por Malmstrom tha se procedurat janë të njëjta për të gjitha vendet, kështu që së pari niset dialogu, e më pas caktohet parakushtet që sjellin deri të marrja e udhërrëfyesit.
Ajo që sot po bëjmë, është të jemi këtu dhe të konfirmojmë se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur.

“Ajo që sot po bëjmë, është të jemi këtu dhe të konfirmojmë se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur”, tha Malmstrom, duke potencuar këtu sidomos çështjen e riatdhesimit dhe ri-integrimit të personave të kthyer nga vendet e BE-së për në Kosovë.

Nisja e dialogut nënkupton vendim politik, kurse kushtet tjera, tha Malmstrom, ndërlidhen edhe me çështje teknike dhe ato legjislative.

“Që të hiqen vizat, ne duhet të sigurohemi që të ketë menaxhim të integruar të kufirit”, theksoi Malmstrom, duke shtuar se: “ne, në Bashkimin Evropian kërkojmë t’i besojmë njëri-tjetrit, të kemi bashkëpunim ndërfqinjësor”.

Udhërrëfyesi për Kosovën, sipas saj, do të përgatitet shumë shpejt, por ajo që i mbetet Kosovës është që t’i përmbushë kriteret, sidomos ato të menaxhimit të kufirit dhe miratimit të legjislacionit të ngjashëm me vendet e BE-së.

“Siguria e kufijve, migrimi, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u përmendën nga Malmstrom si disa nga kriteret që Kosova duhet t’i përmbushë në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo tha se këto veprime tashmë janë edhe në kuadër të programit të Qeverisë, por ato do të jenë edhe në kuadër të kritereve që do t’i përmbajë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi ditën e sotme si të bekuar për Kosovën. Ai tha se me këtë datë po fillon një kapitull i ri historik, të cilin qytetarët dhe institucionet e Kosovës e kanë merituar.

Thaçi u zotua se Qeveria e tij do t’i përmbushë të gjitha kriteret e mbetura pa u përmbushur si parakusht që të merret edhe udhërrëfyesi dhe përfundimisht edhe të pasojë heqja e vizave për kosovarët.

“Sot është një lajm i gëzuar për Kosovën. Është një lajm për Kosovën evropiane, është një ditë e bekuar për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj. Qeveria e Kosovës e mirëpret fillimin e dialogut të shumëpritur për liberalizimin e vizave. Kjo dëshmon që Kosova është në rrugë të mbarë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri i Kosovës tha, po ashtu, se Komisioni Evropian do të formojë edhe grupe të përbashkëta me autoritetet kosovare, të cilat do të monitorojnë zbatimin e kritereve të kërkuara nga Brukseli.

Tani do të formohen ekipe të përbashkëta të institucioneve të Kosovës, bashkërisht me autoritetet e Brukselit dhe misionit të EULEX-it këtu dhe kriteret do të përpilohen bashkërisht dhe më pas do të evidentohet çdo kriter i zbatuar, çdo kriter që kërkon më tepër kohë dhe këshillë natyrisht prej autoriteteve të Brukselit që të implementohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Thaçi.
Kosova nisi dialogun per liberalizimin e vizave
Kosova nisi dialogun per liberalizimin e vizave

Komisionarja Malmstrom, gjatë vizitës dy ditore në Kosovë, përveç autoriteteve vendase, realizon takime edhe me përfaqësues ndërkombëtarë, shefin e EULEX-it, Ksavier Bu de Marnak, kurse të premten, para largimit, do të vizitojë shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Pas takimit me shefin e EULEX-it, But de Marnak, ky i fundit tha se misioni evropian për sundim të ligjit është i gatshëm t’u ndihmojë institucioneve të Kosovës për arritjen e qëllimeve në procesin e liberalizimit të vizave. Por, Marnak ka rikujtuar se janë Qeveria dhe institucionet e Kosovës ato që bartin përgjegjësinë kryesore në këtë proces.

Ndërkaq, Malmstrom tha pas takimit me shefin e EULEX-it, se është më se e nevojshme ndihma e EULEX-it në fazën vijuese të procesit të dialogut për vizat.

Në interesimin e gazetarëve se kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, ajo deklaroi se e gjitha varet nga institucionet e Kosovës dhe performanca që ato tregojnë.

Kosova duhet të përmbushë hiq më shumë e as më pak sesa ato kritere që i kanë plotësuar vendet e rajonit, theksoi ajo.

Në procesin e liberalizimit të vizave, Kosova ka mbetur tashmë vendi i fundit në rajon, çka nga zyrtarët në Prishtinë është arsyetuar me faktin se Kosova është shteti më i ri në Evropë. Nga hapja e dialogut deri në liberalizimin e vizave vendet tjera kanë kaluar në periudha kohore prej 18 muajsh e më gjatë.
XS
SM
MD
LG