Ndërlidhjet

Sulmi në aeroport, rritet numri i viktimave


Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi vetëvrasës në aeroportin ndërkombëtar të Kandaharit.

Autoritetet afgane bëjnë të ditur se në mesin e viktimave bëjnë pjesë gra dhe fëmijë.

Sulmi ka zënë vend në afërsi të bazës ajrore të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (ISAF), që është njëra nga bazat më të mëdha ushtarake për trupat e huaja në Afganistanin jugor.

Një zëdhënës i NATO-s në Afganistan tha se makina bombë ka shpërthyer në hyrje të portës së kontrollit.
XS
SM
MD
LG