Ndërlidhjet

Jahjaga vazhdon vizitën në Emiratet e Bashkuara


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh.

Jahjaga raportohet të ketë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Çmimi Zayed për Energjinë e së Ardhmes”, ndërsa ka takuar presidentin e Islandës, Olafur Ragnar Grimson, ministra dhe ish-ministra të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Britanisë së Madhe, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Presidentja e Kosovës, pos tjerash, ka vizituar edhe kompani që merren me përdorimin e energjisë solare, ndërsa gjatë gjithë kohës është shoqëruar nga Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, dhe nga Rexhep Boja, i ngarkuar me punë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG