Ndërlidhjet

NATO: Situata në veri stabile, por e brishtë


Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Knut Bartels, ka thënë se Aleanca po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës, Qeverisë në Beograd dhe Qeverisë në Prishtinë.

Ai i ka bërë këto komente pas përfundimit të seancës së Komitetit Ushtarak të NATO-s, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të Aleancës.

“Situata në veri të Kosovës është stabile, por e brishtë”, ka theksuar Bartels, për të shtuar se “detyra e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, është të krijojë “kornizën për stabilitet dhe liri të lëvizjes”.

“Nga përvoja e dimë se situata atje mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka thënë Bartels.

Prishtina zyrtare po përballet me kundërshtimin e serbëve në veri për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në këtë pjesë të vendit.

Pas 25 korrikut, përkatësisht aksionit të institucioneve të Kosovës për vënien e kontrollit mbi vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri, serbët atje kanë barrikaduar disa rrugë dhe pengojnë qarkullimin e lirë.
XS
SM
MD
LG